Shoqata qytetare për promovimin dhe përkrahjen e shëndetit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut MATRONA INTL Shkup
Fokusi jonë kryesor është investimi në shëndetësinë moderne dhe ardhmëri më të shëndoshë për qytetarët tanë. Njëri nga aktivitetet e tilla gjithsesi që është përkrahje e përhershme dhe informimi i opinionit për rëndësinë e gjidhënies për gjeneratat e ardhshme. Krahas qëllimeve tona kryesore, përkrahim dhe organizojmë edhe shumë projekte të tjera të cilat janë për informimin e grave shtatzënë për ardhmërinë e tyre më të shëndetshme.
Vizioni, misioni, qëllimi
Vizioni, misioni, qëllimet afatgjate, vlertat dhe veprimtaritë e Shoqatës rregullohen me dokumente përkatëse afatgjate dhe afatmesme për politikë të përgjithshme dhe strategji të përcaktuar nga organet e organizatës.
Vizioni
Vizioni i shoqatës është stili i shëndetshëm jetësor, shëndeti i fëmijëve dhe kushtet më të mira për rritjen dhe zhvillimin e çdo fëmije dhe garantimin e të drejtave të çdo njeriut për qasje të barabartë në shoqëri.
Misioni
Misioni i shoqatës është nxitja, dhe në mënyra të ndryshme të bëjë promovimin dhe përkrahjen e avancimit në shëndetësi për popullsinë e plotë, stil të shëndetshëm jetësor dhe shprehi, përmirësim të kushteve për rritje të rregullt dhe zhvillim për të gjithë fëmijët dhe të punojë në krijimin e kushteve përkatëse për çdo njeri (fëmijë) të mundet lirshëm t’i praktikojë dhe t’i përfitojë të drejtat e garantuara të njeriut.
Qëllimet e përgjithshme të shoqatës
1. Promovimi, përkrahja dhe avancimi i shëndetit dhe stilit të shëndetshëm jetësor, të drejtat sociale dhe të njeriut për tërë popullsinë, si dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve për zhvillimin e tyre;
2. Ndërtimi i burimeve të sigurta për informim dhe edukim të shoqërisë për stil të shëndetshëm jetësor, ruajtjen e shëndetit dhe preventiva ndaj sëmundjeve;
3. Kontribuimi dhe krijimi i mundësive për përkrahjen e individëve dhe grupeve për të cilët e njëjta u është e ndaluar;
4. Ngritje të vetëdijes për tema të rëndësishme lidhur me shëndetin;
5. Krijimi i kushteve për mundësi të barabarta për të gjithë dhe garantimin e të drejtave të njeriut për të gjithë;
6. Kontribuimi drejt përmirësimit të kushteve për zhvillimin e fëmijëve shoqëri dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre;
7. Ngritja e shoqatës si organizatë inovative dhe humanitare me kredibilitet dhe aftësi për partneritet.